Vazhdon operacioni i kërkim shpëtimit nga pjesëtarët e FSK-së në Turqi, Mehaj publikon fotografi nga provinca Hatay

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në provincën Hatay të Turqisë.

Ai në një postim në Facebook njofton se kontingjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit.

“Kontingjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të ardhur nga Kosova, dhe së bashku me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe…”, shkruan ministri.

Sipas tij, specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës.

Reklama

“Orët në vijim janë vendimtare andaj urojmë që të gjenden të tjerë të mbijetuar”, shkruan ministri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...