FSK i shtohen snajperistë profesionalë, specializohen në Jordani

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forcës së Sigurisë së Kosovës do i shtohen një numër i snajperistëve profesionistë të cilët janë duke ndjekur trajnim special në Jordani.

Mehaj ka thënë se trajnimi i snajperistëve të FSK-së po bëhet me Forcat e Operacioneve Speciale jordane.

“Shtohen operatorët snajperistë profesionist në radhët tona. Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir”, tha ai në një status në Facebook.

Ministri ka shprehur mirënjohje për shtetin jordanez për mundësinë që i ka dhënë komandove të FSK-së.

“Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona! Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...