Rivali i Real Madridit planifikon transferimin e Ceballos

PUBLIKUAR

Atletico Madridi raportohet se ka shfaqur interesim për Dani Ceballosin.

Sipas asaj që ka raportuar “Marca”, “Los Colchoneros” synojnë të nënshkruajnë me mesfushorin spanjoll në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Atletico mund të nënshkruajë me Ceballosin si lojtar të lirë, pasi atij i skadon kontrata me Real Madridin pas përfundimit të këtij sezoni.

26-vjeçari nuk e ka rinovuar ende kontratën me “Los Blancos”, pavarësisht raportimeve se atij i është ofruar një kontratë e re.

Ceballos këtë sezon ka regjistruar 13 paraqitje në La Liga, teksa ka dhënë një asistim.

Për ish-mesfushorin e Real Betisit thuhet se interesim ka shprehur edhe Milani. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...