Kurti: E pranojmë planin franko-gjerman, e konsiderojmë bazë të mirë për negociata të mëtejme

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti e ka thënë sot se Kosova e pranon propozimin evropian, të njohur si planin franko-gjerman.

Pas takimit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbim Miroslav Lacjak, Kurti e ka konfirmuar se e ka pranuar propozimin e evropianëve për normalizim të raporteve me Serbinë.

Kurti e ka përsëritur tutje se e sheh propozimin si “një bazë të mirë” për të ecur para me diskutime.

“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje”, ka shkruar Kurti.

Por, Kurti thotë se ka pyetje të rëndësishme rreth këtij plani që do t’i adresojë në Bruksel.

“Pyetje të rëndësishme mbi garancën ndërkombëtare, mekanizmat zbatues dhe periudhën kohore do të adresohen së shpejti në bisedimet në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit evropian na japin shpresë”, thuhet në postimin e Kryeministrit në Twitter. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...