Kreditë e këqija bien në 17.66%

PUBLIKUAR

Kreditë me probleme ranë sërish në tremujorin fundit të vitit 2015 duke zbritur në 17.66 për qind e totalit. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, borxhet e këqija në banka kanë rënë me 5.1 pikë përqindje.

Ulja e kredive me probleme vjen pas disa vitesh me radhë rritje. Në fillim të vitit 2014 të ndihmuara nga FMN dhe Banka Botërore, Qeveria së bashku me Bankën e Shqipërisë hartuan një plan masash për reduktimin e kredive me probleme.

Ndër to përfshihej njohja si shpenzim i zbritshëm nga taksat i fshirjes së kredive të këqija, forcimi i ekzekutimit të garancive dhe ndërmjetësimi mes bankave dhe borxhlinjve për ristrukturimin e kredive. Masat duket se kanë filluar të japin efekt dhe nga kulmi prej 25 për qind e totalit, kreditë me probleme kanë zbritur në 17.66 për qind.

Muajin tjetër, Banka e Shqipërisë do të paraqesë planin e detajuar të veprimit me 35 kompanitë që kanë peshën më të madhe të kredive të këqija, ndërkohë që brenda verës do të jetë gati edhe ligji i ri i falimentit, i cili lehtëson procedurat e mbylljes së bizneseve problematike.

Plani i uljes së kredive me probleme është cilësuar si parakusht për rritjen e kreditimit në ekonomi, që vijon të mbetet negativ. Sipas Bankës së Shqipërisë në janar stoku i kredive ishte 2.6 për qind më i ulët se një vit më parë. /Top Channel/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U aksidentua një javë më parë në Shtërpcë, humb jetën gruaja që po trajtohej jashtë vendit

Një grua ka humbur jetën teksa po trajtohej jashtë vendit, si pasojë e lëndimeve...

Një grua dyshohet se sulmoi me mjet të mprehtë një burrë në Leposaviq, më pas edhe një police

Një grua është arrestuar të enjten në Leposaviq, nën dyshimin për vrasje në tentative. Sipas...

Sulmohen dy zyrtarë policorë në Prishtinë, një i dyshuar dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar dy...