Rritet numri i viktimave, rreth 700 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

PUBLIKUAR

Të paktën 670 persona janë raportuar të vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit të madh të së hënës me magnitudë 7.8 ballë. Në Siri, raportohet për 386 viktima duke përfshirë 239 kryesisht në rajonet e Alepos, Hama, Latakia dhe Tartus.

Grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi gjithashtu të paktën 147 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.

Qindra njerëz të tjerë u plagosën gjithashtu pas tërmetit, me 648 të plagosur në Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus. 340 të tjerë u raportuan gjithashtu në zonat e kontrolluara nga opozita, shtuan Helmetat e Bardha.

Në Turqi, të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,323 persona janë plagosur, tha më herët zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay./abcnews.al

 

SHIKO MË SHUMË

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...