Barcelona rivalizohet nga gjiganti tjetër spanjoll për transferimin e Aubameyang

PUBLIKUAR

Barcelona raportohet se po konsideron një lëvizje për të rikthyer Pierre-Emerick Aubameyang gjatë afatit kalimtar të verës, por pritet të përballet me konkurrencë nga Atletico Madridi.

Sulmuesi nga Gaboni tani shihet si i tepërt te Chelsea dhe jashtë planeve, pasi klubi bëri transferime të shumta – transmeton Gazeta Express.

Graham Potter së fundmi e largoi edhe jashtë listës së futbollistëve për të garuar në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve të shumta, është e sigurt se Aubameyang do të largohet nga “Stamford Bridge” pas përfundimit të sezonit aktual.

Edhe klubi londinez thuhet se është i gatshëm të pranojë edhe ofertë me çmim të ulët, vetëm që të largojë 33-vjeçarin.

Sipas “Daily Mail”, Barcelona po monitoron situatën dhe ka interesim serioz për të rikthyer 33-vjeçarin në “Camp Nou”.

Mediumi britanik gjithashtu raportoi se për ish-sulmuesin e Arsenalit interesim ka shfaqur edhe klubi tjetër nga La Liga, Atletico Madridi.

Ndryshe, Pierre-Emerick Aubameyang ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri në verën e vitit 2024. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...