KRU “Prishtina”: Kujdes, gypat e ujit mund të ngrihen për shkak të temperaturave të ulëta

PUBLIKUAR

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë temperaturave të ulëta për shkak se tubacionet dhe ujëmatësit mund të ngrihen brenda pak orëve.

Kjo kompani i ka udhëzuar qytetarët se si të veprojnë në këtë rast, njofton Klan Kosova.

Si të veproni:

Gjeni valvolën kryesore të mbylljes së ujit p.sh në bllokun e banimit  ( puseta me ujëmatësin kryesor ) apo në shtëpitë private. Tregoni të gjithë anëtarëve të familjes se si të mbyllni atë në rast të një tubi i cili mund të shpërthejë ose emergjencë të ngjashme. Në banimet kolektive, banorët duhet të dinë vendndodhjen e pusetës me ujëmatës dhe valvolën për ndërprerjen, po ashtu dhe valvolen për ndërprerje të rrjetit të hidrantëve të brendshëm në rast se keni shpërthim të tubit të hidrantëve.
 
Apelojmë që në katet e përdheses ku vertikalja e furnizimit është më shumë e ekspozuar në ajrin e ftohtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale,  andaj ju lutemi të merrni masa dhe izoloni qe të mos vijë deri te ngrirja. Apelojmë te konsumatorët që të bëjnë izolime në pusetat ku kanë të vendosur matësin e ujit që të mos vijë deri te ngrirja. Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ata që janë në muri të pa-izoluar mirë, garazhe, bodrume dhe ata të vendosur cektë nën sipërfaqen e tokës. Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim në garazhe dhe bodrume si dhe bëni izolim të brendshëm ujëmatësit me materiale që pengojnë ajrin e ftohtë.

SHIKO MË SHUMË

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...