Grabovci: Veseli mund të vije në krye të PDK-së, nuk i mungon asgjë (Video)

PUBLIKUAR

Zgjedhja e Thaçit në krye të shtetit ka lënë pa udhëheqës dy poste në Kabinetin qeveritar si dhe postin e kreut të Partisë Demokratike. Janë lakuar emra nëpër media se kush mund të vihet në këto poste por deri më tani ende nuk ka asgjë zyrtare.

Adem Grabovci thotë se PDK ka kapacitete të mjaftueshme dhe njerëz kredibil të cilët mund ta zëvendësojnë kryetarin e tanishëm Hashim Thaçin.

‘Partia Demokratike e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme, ka njerëz kredibil që mund dijnë dhe do të jenë të suksesshëm në menaxhimin e PDK’së dhe përgatitjen e saj për zgjedhjet e vitit 2017 dhe vitit 2018”, thotë Grabovci për RTK’në.

Ai nuk e mohon mundësinë që PDK’në ta udhëheq zëvendësi i Thaçit, Kadri Veseli, i cili sipas Grabovcit mund ta drejtojë këtë subjekt në mënyrën më të mirë të mundshme.

‘Nuk përjashtohet as Kadri Veseli, nuk i mungon asgjë përkundrazi kam bindjen e thellë që do ta përfaqësoj partinë në mënyrën më të mirë të mundshme, do të menaxhoj me të. Ka raporte të shkëlqyera me të gjithë anëtarët e kryesisë, Këshillit Drejtues, ka komunikim shumë të mirë me të gjitha strukturat në të gjitha nivelet e partisë, prandaj absolutisht nuk është diçka e papritur”, tha Grabovci.

SHIKO MË SHUMË

Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor – Prizren (NJTRR-Prizren) ka filluar zbatimin e kontrolleve të...

“Hyra me dhunë në skenë”, Nasim Haradinaj tregon si e mori dje fjalën në marsh

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se dje është ngjitur...

Ndryshon orari i protestës “Jo në emrin tim”

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar se protesta do...