KEDS-i jep detajet për punëtorin e saj që vdiq derisa ishte në teren në Pejë

PUBLIKUAR

jë punëtor i KEDS-it ka ndërruar jetë sot në Levushë të Pejës, derisa ishte në teren për të evituar një prishje në rrjetin elektrik.

Reklama

Zëdhënësja e KEDS-it, Margarita Rashiti, ka thënë për Telegrafin, se punëtori i kësaj kompanie dyshohet se ka pësuar atak kardiak gjatë orarit të punës.

“I ndjeri nuk ka qenë duke punuar në shtyllë elektrike, por duke ecur për të gjetur një prishje. Duhet të theksojmë që linja në atë pjesë nuk ka qenë me tension, ndërkaq organet kompetente do të vazhdojnë me procedurat tjera”, ka thënë Rashiti, për Telegrafin.

Vdekjen e punëtorit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Policia është informuar se një punëtor ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike dhe ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, tha për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

SHIKO MË SHUMË

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...