Mehaj: Trupat tanë të gatshëm për operacione në kushte ekstreme dimërore

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se trupat e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), janë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim-shpëtimit në kushte ekstreme dimërore.

Mehaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë.

“Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore. Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë me fokus në operacionet e evakuimit të lënduarve me ski, evakuimit të lënduarve nga orteku dhe mënyrat e kërkimit në orteqe”, ka shkruar Mehaj në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...