E fshehur vetëm pas një mbulese, Bebe Rexha nxit imagjinatën e fansave me imazhet e saj të fundit

PUBLIKUAR

Bebe Rexha është duke u përgatitur për një prej mbrëmjeve më të rëndësishme në karrierën e saj.

Këtë të diel ajo do të jetë pjesëmarrëse në ceremoninë më të madhe botërore të ndarjes së çmimeve të muzikës, ‘Grammy Awards 2023’.

Kjo pasi ajo është sivjet shqiptarja e vetme e nominuar për një çmim të tillë, përkatësisht për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

E teksa po e pret me ëndje këtë moment të rëndësishëm në karrierën e saj, Rexha po tregohet mjaft aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo publikoi të enjten dy fotografi të reja për ndjekësit e saj, ku shfaqej mjaft atraktive me pamjen e saj voluminoze prej biondeje, gjersa ishte fshehur trupi ne saj pas një mbulese.

“Paqe dhe dashuri dhe muzikë e re që vjen së shpejti”, ka shkruar 33-vjeçarja në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bëhet fjalë për këngën e saj më të re “Heart Wants What It Wants”, e cila pritet të publikohet shumë shpejt.

Ajo ka ngacmuar fansat me publikimin e një pjese të shkurtër të kësaj kënge në rrjetet sociale, gjersa ka paralajmëruar se këtë vit pritet të sjellë në treg edhe albumin e tretë në karrierën e saj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...