Ymeri: Kurti ka vendosur ta themelojë Asociacionin

PUBLIKUAR

Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar se me gjashtë kushtet e vendosura kryeministri Albin Kurtit ka vendosur ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas analistit Ymeri kjo është rruga e vetëm që e shpie Kosovën përpara, e këtë, sipas Ymerit, Kurti e ka të qartë.

“Kurti e ka kuptuar se nuk ka rrugë dalje tjetërë përveç se ta bëjë Asociacionin. E shpresa e të gjithë neve është se kjo do t’i hap rrugë përfundimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Poashtu shpresa jonë është që do të jetë në dobi të Republikës së Kosovës ky përfundim i dialogut”, ka deklaruar Ymeri, Debat plus të RTV Dukagjinit.

Ndërsa ai ka thënë se opozita është duke e përkrahur se janë të informuar që nuk ka rrugë tjetër përveç kësaj.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse opozita është kaq racionale.

QQasjen e tyre e kanë në mbrojtje të interesave shtetërore sesa në luftën politike ditorë ndaj kryeministrit”, ka përfunduar ai. /Dukagjini/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...