Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, publikon fotografitë e dy të dyshuarve të shpallur në kërkim.
Të dyshuarit kërkohen për veprat penale: “Privim i kundërligjshëm i Lirisë” nga Neni 193 të KPRK-së, “Lëndim i lehtë truporë” nga Neni 185 të KPRK-së, si dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga Neni 321 të KPRK-së.




