Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

PUBLIKUAR

Policia në Gjilan njofton se pasi ka marrë një e-mail i cili përmbante fotografi ku shihej se si një vozitës ka tejkaluar në vijë të plotë, organet e rendit kanë arritur që të identifikojnë kundërvajtësin, ndaj të cilit kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative, dhe i është konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001, duke premtuar se të dhënat e raportuesve do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...