Dogana e Kosovës merr nën operim terminalin në Pejë

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës njoftoi se ka marrë nën operim të përkohshëm terminalin doganor në Pejë, pasi operatorit i ka skaduar licenca për operim.

Në njoftimin e Doganës thuhet se do të evitohet pagesa që bizneset e kanë kryer në hyrje të terminalit, e cilësuar si sfidë në Raportin e Progresit.

“Pas skadimit të licencës për operim të terminalit të Pejës, Dogana e Kosovës ka dakorduar kushtet me operatorin për të marr në operim të përkohshëm këtë terminal, me qëllim të vijimit të ofrimit të pa ndërprerë të shërbimeve ndaj operatorëve ekonomik, ngjashëm si në aranzhimet në Merdar”. njoftoi Dogana.

“Nga fillimi i operimit të këtij aranzhimi, do të evitohet pagesa që kanë paguar bizneset për hyrje në terminal, e cila është identifikuar si sfidë e vazhdueshme në raportin e progresit, pasi që si mënyrë nuk bazohet në praktikat evropiane”.

Ky institucion njoftoi se janë identifikuar disa mundësi për zgjidhjen e përhershëm të kësaj çështjeje, me ç’rast ka bashkëpunuar me Komunën e Pejës.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...