Ana Kabashi publikon pamje të reja nga prapaskenat e klipit “Je e vetmja dashuri”

PUBLIKUAR

Ana Kabashi dhe Getinjo të premten (3 shkurt) kanë njoftuar publikimin e videoklipit “Je e vetmja dashuri”.

Dyshja e njohur e realizuan këngën brenda shtëpisë së famshme të Kosovës, Big Brother VIP.

Ndërkohë që kënga u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, ata tanimë kanë finalizuar edhe xhirimet e klipit.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja nga Peja së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja në Instagram, të cilat janë shkëputur nga xhirimet e këtij projekti.

Ajo shfaqet në formë të mahnitshme me stil të ri të flokëve, duke qenë se i kushton rëndësi të madhe dukjes.

Foto: Screenshot/Instagram

“Shënoni datën 03.02.2023”, ka shkruar ajo.

Besohet që ky projekt do të pëlqehet nga publiku e do të ketë suksesin e merituar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...