“Televizioni i Kurtit”, aktivisti futet në studio të RTK’së gjatë transmetimit të lajmeve

PUBLIKUAR

Një ditë pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës drejtor të programit shqip në RTK, Partia Socialdemokrate ka bërë një aksion gjatë edicionit qendror të lajmeve.

Aktivistë të partisë janë futur brenda studios ku po jepeshin lajmet drejtpërdrejtë me një pankartë, ku shkruhej “Radio Televizioni i Kurtit”.

Aksionin e ka konfirmuar kryetari i partisë, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se tash e tutje lajmet e televizionit publik, janë lajme të partisë, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet. Emërimet partiake nëpër ndërmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë. Por, ky nuk është emërimi i radhës. Me këtë emërim pushteti na hyn nëpër shtëpi. Për të na treguar si duhet t’i kuptojmë veprimet e tij. Por, qytetarët tanë e kanë kaluar, dhe nuk do të kthehen me në kohërat e errëta ku jeton ky regjim. Liria do t’i gjejë rrugët e saj”, ka shkruar Molliqaj. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...