Isco drejt Bundesligës, dy klubet e njohura gjermane në garë për spanjollin

PUBLIKUAR

RB Leipzig dhe Union Berlin po punojnë për një marrëveshje për të nënshkruar me Iscon, sipas “Sky Germany”.

Mesfushori është futbollist i lirë që nga dhjetori, kur shkëputi kontratën Sevillan me marrëveshje të dyanshme, transmeton Gazeta Express.

Union Berlini thuhet se dëshiron të rrisë opsionet e tyre në fazën ofensive me nënshkrimin e Iscos.

Nënshkrimi me 30-vjeçarin do t’i siguronte një përvojë skuadrës nga kryeqyteti gjerman, që është në garë në Ligën e Evropës.

Sa i përket Leipzigut, ky klub është i interesuar për ish-mesfushorin e Real Madridit për shkak të lëndimit të Dani Olmos, i cili do të mbetet jashtë edhe për disa javë.

Duke qenë se Isco është një futbollist i lirë, thuhet se nuk ka nxitim për të përfunduar marrëveshjen përpara mbylljes së afatit kalimtar dimëror.

Kësisoj, mesfushori spanjoll më shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën në Bundesligë, teksa mbetet të shihet se me cilin klub do të nënshkruajë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...