Dugolli i VV-së: Formimi i asociacionit njëetnik do të thotë luftë pas pak vitesh

PUBLIKUAR

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka thënë se formimi i Asociacionit njëetnik do të thotë luftë pas pak vitesh.

Duke folur për T7, Dugolli ka sugjeruar se në rast të krijimit të një asociacioni në Kosovë, mund të ngjajë sikur në Bosnjë e Hercegovinë.

“Formimi i një asociacioni njëetnik nënkupton përgatitjen e një lufte pas pak vitesh. Sikur që ka ndodhur në Bosnje e Hercegovinë. Pas formimit të asociacionit ka filluar lufta atje”, ka thënë Dugolli.

“Është i njëjti skenar, është e njëjta metodologji e punës e Serbisë që tenton t’i instrumentalizojë serbët lokalë që të bëjë pengesa në avancimin e një shoqërie demokratike”, ka deklaruar ai.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila aktualisht e mban pushtetin, është duke e kundërshtuar ashpër insistimin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit për komunat serbe.

Drafti i Asociacionit është publikuar sot nga organizata Friedrich-Ebert-Stiftung, ndërkaq ambasada amerikane do ta mbajë nesër, 31 janar, një takim me institucione, opozitarë e përfaqësues të organizata të shoqërisë civile për këtë çështje. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...