Klubi i njohur anglez e do Lukakun

PUBLIKUAR

Tottenhami ia ka vënë syrin Romalu Lukakut. “Spurs” duan të përfitojnë nga rasti, për faktin se sulmuesi belg nuk po kalon momente të mira në Inter, ku është i huazuar nga Chelsea. Prandaj, me insistim të trajnerit Antonio Conte, klubi londinez synon ta bëjë të vetin gjatë verës ish-futbollistin e Manchester Unitedit

Tottenhami ia ka vënë syrin Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg nuk po kalon momente të mira në Inter, ku është i huazuar nga Chelsea.

E pas rikthimit të tij eventual në “Stamford Bridge”, “Spurs” e kanë ndërmend të vihen në gjah tek komshinjtë.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Fichajes”, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas të gjitha gjasave, ish-futbollisti i Manchester Unitedit do të rikthehet veç përkohësisht tek “Blues”.

Më pas, Të Kaltrit do të mundohen ta sistemojnë atë diku tjetër përgjithmonë.

Tottenhami e sheh Lukakun si zëvendësues ideal të Harry Kanet, i cili mund të largohet gjatë verës që vjen. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...