KQZ-ja shpall konkurs për Zyrtarë të Lartë Komunal të Zgjedhjeve në komunat veriore

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur të hënën konkurs për Zyrtarë të Lartë Komunal të Zgjedhjeve për gjashtë komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Mamushë dhe Lipjan.

Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, lëto konkurse do të jenë të hapura deri më: 14 shkurt 2023, në orën 16:00.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 4 ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Të gjitha detajet lidhur me konkursin i gjeni në ueb faqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...