Gjon Karrica: Ky banor duhet ta fitojë Big Brother

PUBLIKUAR

Këngëtari Gjon Karrica ishte i obliguar që të lë në gjysmë rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova.

Shëndeti i tij bëri që artisti të largohet përfundimisht nga spektakli dhe tashmë ai është në gjendje të mirë dhe drejt rikuperimit të plot.

I ftuar në Prive, Karrica foli për shëndetin, eksperiencë e tij në BBVK dhe planet për të ardhmen.

Gjoni tha se ka pasur një ftohje në mushkëri dhe tani po ndihet më mirë dhe është në përkujdesje të vazhdueshme të mjekëve.

Tutje, këngëtari tha se  është i lumtur që u bë pjesë e një projekti të tillë, të cilin e konsideroi si viti më i suksesshëm në jetën e tij.

Ndërkohë, Gjoni nuk ka hezituar që të tregonte se cilët prej banorëve janë të preferuar e tij dhe kujt ia dëshiron fitoren.

“Ka qenë eksperienca më e mirë në jetën time, i kam dy simpati aty brenda, të gjithë janë të mrekullueshëm, por Gresën e dua pafund edhe Stresin sepse është një njeri shumë i drejtë, juve ju dua pak më shumë, të gjithë janë fenomenale cilido që ta fitojë unë do të gëzohem, por unë jam një persona që e kam kaluar jetën në diaspore dhe gjithmonë e kam patur synim që të luftojë dallimit mes shqiptarëve sepse ne jemi një, dhe do të doja që që fitorja të shkonte te Stresi, që të mos ketë dallime a je i Preshevës, Gjakovës, i Diasporës, Shqipërisë apo Ulqinit, ne jemi një”, tha Karrica.

Gjoni ndër tjera tha se është duke finalizuar projektet e reja muzikore që pritet t’i publikojë shumë shpejt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...