Dani Alves nga burgu: Do ta pranoj çdo vendim, kam kaluar sfida edhe më të vështira

PUBLIKUAR

Dani Alves është duke qëndruar i mbyllur që nga 20 janari në burgun Brians 2 në Sant Esteve Sesrovires.

Ish-futbollisti i Barcelonës akuzohet se e përdhunoi një femër 23 vjeçare në natën e 30 dhjetorit, shkruan “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi i deritashëm brazilian i ka dhënë deklaratat e para nga burgu, duke qenë në dispozicion ta pranojë çdo vendim që do të merret nga gjykata.

“Do ta pranoj çfarëdo që do të ndodhë. Kam dalë nga shtëpia ime kur isha 15 vjeç. Kam kaluar situata mjaft të vështira dhe të komplikuara në jetën time, do të kalojë edhe kjo. Asgjë nuk më zmbraps”, ka thënë ish-futbollisti i Juventusit, i cili ishte duke i kaluar vitet e fundit të karrierës.

Alves pritet t’i kalojë disa vite burg për përdhunim, ndërsa në dhomat e paraburgimit i ka dhënë disa versione të ngjarjes së asaj nate. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...