E konfirmuar: Ndërron jetë i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë

PUBLIKUAR

Ka ndërruar jetë Sabit Islami, i dyshuari për plagosjen e dy grave sot në Fushë Kosovë.

Indeksonline raportoi më herët se Islami ishte gjetur i plagosur, teksa i njëjti fillimisht u dyshua se kishte kryer vetëvrasje.

Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente në QKUK, Ejup Govori.

Ai tha se i dyshuari ka arritur në QKUK me shenja jete. Sipas Govorit, i njëjti ka qenë i plagosur në bark.

Ndërkohë, dy gratë, nënë e bijë, që u plagosën sot në Fushë-Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...