Serbia bëhet Irani i Evropës nëse s’e pranon marrëveshjen me Kosovën, thonë eurodeputetët

PUBLIKUAR

Deputetë të BE-së u kanë thënë kolegëve të tyre në Parlamentin serb se çfarë mund të ndodhë nëse Serbia nuk është konstruktive në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse me Prishtinën.

Sipas mediumit të pavarur serb N1, ata e kanë paralajmëruar Serbinë se mund të shndërrohet në Iranin e Evropës.

“Nëse marrëveshja nuk pranohet, Serbia nuk do të jetë ishull, por Irani në Evropë”, citon N1 t’i ketë thënë bashkëbiseduesi i tyre fjalët e një deputeti të Parlamentit Evropian, transmeton Klankosova.tv.

Ai shton se eurodeputetët thonë se presidentit të Serbisë në takimin me pesëshen ndërkombëtare më 20 janar i është thënë se hyrja e Serbisë në BE mund të arrihet në vitin 2030 dhe se kjo paketë duhet të zbatohet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se delegacioni i Parlamentit Evropian për dialog ndërpartiak, i udhëhequr nga Vladimir Bilçik dhe Matjazh Nemec, po qëndron për vizitë në Serbi. Gjatë paradites së sotme kanë biseduar me deputetë të Kuvendit të Serbisë.

Presidenti i Serbisë ka bërë të ditur se është takuar me Vladimir Bilçik dhe Matjazh Nemac. “Një shkëmbim i sinqertë i mendimeve për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...