Njësitë e Doganës këtë të premte kanë arritur që të zbulojnë një bunker të fshehur në një barnatore në Prishtinë.
Gjatë kontrollimit në atë bunker janë gjetur barna të kontrabanduara të cilat janë sekuestruar dhe ndaj pronarit është iniciuar procedurat kundërvajtëse, njofton Klankosova.tv.
Dogana bën të ditur se informacionet për këto parregullsi në këtë barnatore janë marrë nga platforma e-dogana.


