Osmani pret delegacionin miqësor të Austrisë dhe eurodeputetin Mandl

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Grupit të Miqësisë Austri- Kosovë, të kryesuar nga eurodeputeti Lukas Mandl.

Osmani ka falënderuar shtetin e Austrisë për mbështetjen ndaj Kosovës përgjatë fazave të ndryshme të historisë.

Ajo ka përmendur edhe angazhimin për partneritet më të fuqishëm me Austrinë, si një ndër aleatët  përkrahëse në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës, thuhet në deklaratën për media të Presidencës.

“U diskutua edhe për procesin e dialogut me Serbinë, teksa Presidentja Osmani potencoi obstruksionet e Serbisë në procesin e dialogut, duke e penguar dialogun dhe duke u përpjekur që nëpërmjet përdorimit të bandave kriminale në veri ta destabilizojë jo vetëm Kosovën. Në këtë frymë, Presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar  për kontribut për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit, në koordinim me aleatët”, bëhet e ditur në komuniatë, shkruan Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...