Lama: Opozita e lumtur që Thaçi u bë president

PUBLIKUAR

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alma Lama, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se opozita është e lumtur që Hashim Thaçi është zgjedhur president.

Sipas saj “po të kishin dashur ata (opozita) që Thaçi të mos zgjidhej president, do ta propozonin një kandidat”.

“Në qoftë se ata do ta propozonin një kandidat me vlera, unë do ta votoja atë kandidat. Polarizimet politike të kohëve të fundit mund të çojnë drejt përplasjeve të madha shoqërore”, ka thënë Lama.

Ajo ka folur edhe për lajmin e raportuar në media, se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka kërcënuar me përjashtim deputetët që kanë votuar kundër kandidaturës së Thaçit për president.

“Nëse është e vërtet jam plotësisht kundër këtij veprimi, sepse deputetët kanë vepruar sipas bindjeve të tyre. Dikush ka dashur ta respektojë marrëveshjen, e dikush jo. Është e drejta imë që të votojë si të dua, sepse këtë ma mundëson kushtetuta, ka shtuar Lama. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të...

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti iu ka dërguar ftesë për takim liderëve të tri...

Raportohet se Thaçit i është refuzuar dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

Dorëzania prej 50,000 eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari i vetëm në gjykimin e...