Real Madridi e eliminon Atleticon me përmbysje dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

PUBLIKUAR

Real Madridi ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

“Los Blancos” mposhtën me përmbysje 3:1 Atletico Madridin, në një ndeshje ku u nevojitën 120 minuta lojë për ta përcaktuar fituesin.

Alvaro Morata kaloi Atletico Madridin në epërsi në minutën e 19-të, pasi finalizoi një aksion të jashtëzakonshëm, shkruan Gazeta Express.

Më pas, ndeshja ishte e qetë sa i përket golave dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të mysafirëve.

Një magji e Rodrygos në minutën e 79-të bëri që shifrat të barazoheshin.

Braziliani dribloi pothuajse tërë mbrojtjen e Atleticos, për ta mundur në fund edhe portierin Jan Oblak.

Në vazhdime, në minutën e 104-të Real Madridi realizoi nëpërmjet Karim Benzemas.

Krejt në përfundim të ndeshjes, Vinicius realizoi për 3:1. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...