Osmani takon Hovenierin, zbulon çfarë diskutuan

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se sot e ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të shkurtër nga Presidenca, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Në takim me ambasadorin Hovenier, Presidentja Osmani ka biseduar për zhvillimet e fundit, bashkëpunimin bilateral dhe rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...