Thaçi krijon ‘konfuzion’ në Listën Serbe

PUBLIKUAR

Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër i Kosovës, ka thënë se asnjë deputet nga Lista Serbe nuk ka votuar për Hashim Thaçin, përveç Slobodan Petroviqit. Por, i pari i Listës Serbe, Slavko Simiq, thotë se ky është një qëndrim subjektiv i zëvendëskryeministrit, pa treguar nëse e kanë votuar apo jo Thaçin

Zyrtarë të Listës Serbe që janë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk preferojnë të tregojnë nëse kanë votuar apo jo për presidentin Hashim Thaçi.

Në një prononcim për gazetën “Zëri”, Slavko Simiq, udhëheqës i Listës Serbe për Kosovë, ka thënë se secili deputet mund të votojë në mënyrë të fshehtë dhe se ai nuk mund të komentojë nëse është votuar apo jo për Hashim Thaçin.

Sipas Simiqit, ka qenë obligim i Listës Serbe që të marrin pjesë në mbledhjen e Parlamentit që ka qenë e jashtëzakonshme. Por, ai nuk ka komentuar se si kanë votuar deputetët e këtij subjekti politik.

“Ne që nga fillimi i konstituimit të Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, kemi marrëdhënie konstruktive me partnerin tonë të koalicionit PDK, dhe kemi treguar gatishmëri dhe kemi treguar pjekuri politike dhe stabilitet në raport me këtë subjekt”, ka thënë për “Zërin”  Simiq, pa dashur të thotë nëse votat e Listës Serbe e bënë Hashim Thaçin president të Republikës.

Simiq: Vota është e fshehtë

Simiq po ashtu ka thënë se qëndrimi në sallë nuk është bërë për ndonjë favor, por për shkak të obligimit që kanë deputetët të qëndrojnë në sallë.

Megjithatë, ai ka pranuar se kanë bërë dialog me partnerët për disa çështje që ndërlidhen me komunitetin serb sikurse në nivelin qeveritar ashtu edhe në atë lokal. Por, Simiq ka insistuar se nuk bëhet fjalë për kurrfarë pazarllëqesh. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...