Mbappe ia kërkon një përforcim PSG-së, zbulohet emri i tij

PUBLIKUAR

Bernardo Silva dhe Kylian Mbappe përsëri së bashku?

Mediumi britanik “The Sun” raporton se ylli i Paris Saint-Germainit ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta transferojnë mesfushorin ofanziv të Manchester Cityt, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi portugez është pjesë e rëndësishme e “Citizens”, por një ofertë e majme nga Franca do t’i bindte kampionët e Anglisë që ta shesin atë.

Mbappe kishte luajtur së bashku me Silvan në Monaco në periudhën 2015-2017 dhe nënkampioni i botës e vlerëson lartë përfaqësuesin portugez, të cilin gjatë verës së kaluar e donte Barcelona.

Mbetet të shihet nëse Silva do të përfundojë apo jo në “Parkun e Princave” gjatë verës që vjen.

Në vitet e fundit ai ishte njëri prej mesfushorëve më kualitativë në futbollin evropian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...