Bëhen vlerësimet e vërshimeve: Rreth 15 milionë euro kostoja e dëmeve në Skenderaj

PUBLIKUAR

Të enjten disa komuna të Kosovës janë goditur nga vërshimet pas reshjeve të shiut.

Njëra ndër komunat më të prekura nga vërshimet është ajo e Skenderajt, e cila po përballët me një gjendje të jashtëzakonshme.

Kosto e dëmeve të shkaktuara pas përmbytjeve që shkaktuan reshjet e shiut në këtë komunë, ka prekur shifrën e 15 milionë eurove.

Kështu ka deklaruar kreu i Skenderajt, Fadil Nura.

Nura tha se më të prekurit nga vërshimet janë ekonomitë familjare.

“Pas vërshimeve gjendja është jashtëzakonisht e rënd sepse vërshimet kanë lënë shumë pasoja dhe dëme materiale si në ekonomi familjare, në biznese si dhe në prona bujqësore. Jemi duke u marrur me familjet e prekura por dëmet kanë një kosto të jashtëzakonshme për kapacitetet që ka komuna. Gjithsej deri tani rreth 15 milionë euro është kosto e dëmeve”, tha Nura

E për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga vërshimet, kryetari Fadil Nura thotë se nevojitet ndihma e Qeverisë.

“Nga niveli qendror kam marrë zotime që do të jenë pjesë e kompensimeve të dëmeve dhe mbetët të shihet. Ne presim që do të ketë një fond të mjaftueshëm për qytetarët nga Qeveria dhe është përgjegjësi e tyre që në raste të tilla t’i dalin në ndihmë qytetarëve”, u shpreh Nura.

Ndryshe, të enjten komuna e Skenderajt ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas situatës së rënduar nga vërshimet.

Komunat më të prekura ditëve të fundit nga reshjet e shiut në Kosovë, janë Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu dhe Podujeva, shkruan Front Online.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri bisedon në telefon me Thaçin: E njoftova se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka realizuar një...

Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugova”

Përveç drejtueses së veturës, ka vdekur edhe një grua tjetër si pasojë e aksidentit...

Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, ka vendosur më...