Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, për abuzim me të mitur. Denis Havalj nga Fushë-Bulqiza akuzohet se ka marrë në makinën e tij 13-vjeçaren me iniciale M.D., me të cilën ka abuzuar seksualisht.
Pavarësisht se lajmi për arrestimin e 30-vjeçarit Havalj është bërë i ditur mëngjesin e sotëm, nuk dihet me saktësi se kur ka ndodhur ngjarja. Pritet që policia e Bulqizës të japë detaje të tjera, raporton Shekulli.


