Dafina Zeqiri ekspozon fizikun joshëse nga pushimet në Tajlandë

PUBLIKUAR

Dafina Zeqiri përmbylli një vit jashtëzakonisht të suksesshëm dhe fillimin e janarit po e shijon në pushime.

Këngëtarja e njohur shqiptare bashkë me partnerin e saj, DJ Geek kanë zgjedhur Tajlandën si destinacion për t’u relaksuar pas angazhimeve të shumta përgjatë vitit 2022.

Nga atje këngëtarja po sjell vazhdimisht imazhe nga më të ndryshmet që në fokus kanë fizikun e saj të përkryer.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Edhe së fundmi, krijuesja e hitit “Duro” u shfaq tejet elegante dhe dukej mahnitëse në një fustan të zi me shkëlqim.

Me dekoltenë e hapur dhe pozat atraktive, Dafina dukej tejet sensuale dhe më në formë se asnjëherë më parë.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

“Asaj jo nuk ia nin, a jam drejt”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e fotografive tërheqëse.

Fotot e reja të këngëtares tërhoqën vëmendjen e fansave të saj, të cilët e vërshuan me komente që ishin kryesisht pozitive.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina ndërkohë aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit të dytë me Kidën “Ai me mu so” që sollën në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...