Arabët: Duam t’i kemi Messin e Ronaldon në ligën tonë

PUBLIKUAR

Në prag të kandidaturës për Kampionatin Botëror 2030, Arabia Saudite synon ta sjellë në ligën e saj edhe Lionel Messin.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të këtij vendi, Ibrahim Alkassim.

“Për momentin, nuk di asgjë për një arritje eventuale të Messit. Mirëpo, nuk e fsheh faktin se si Federatë e Futbollit duam që një ditë ta kemi atë në kampionatin tonë. Ideja e jonë është që të përmirësohemi gjithmonë dhe natyrisht se do të na pëlqente t’i shohim Ronaldon dhe Messin duke luajtur në të njëjtën ligë. Por, për momentin nuk dimë asgjë”, deklaroi Alkassim në një intervistë për “Sky Sports”, përcjell “Gazeta Express”.

Ronaldo iu bashkua së fundmi ekipit Al-Nassr, me të cilin nënshkroi kontratë për dy vjet e gjysmë, ndërsa thuhet se do të paguhet deri në 200 milionë euro në vit.

Kurse, Messi po i kalon muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin dhe arabët shpresojnë që shtatë herë fituesi i Topit të Artë të mos e vazhdojë kontratën me parisienët dhe ta transferojnë atë në Al-Hilal, i cili e do më së shumti kampionin e freskët të botës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...