Basha takon aleatët, institucionalizohet tryeza opozitare

PUBLIKUAR

Lideri i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka njoftuar “institucionalizimin e tryezës opozitare”. Këto komente ai i bërë pas takimit me aleatët, duke saktësuar edhe prioritetet e kësaj tryeze.

“Prioritet do të jetë zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”, ka thënë mes të tjerash Basha.

Ai ka nënvizuar se, individët me rekorde kriminale të pajisur me mandat deputeti përbëjnë rrezik për qytetarët dhe për këtë ka bërë përgjegjës kryeministrin Rama.

“Por politika e inkriminuar ka sot përballë një opozitë të bashkuar”, është shprehur më tej Basha. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...