Barcelona planifikon transferimin e mesfushorit që shkëlqeu në Kupën e Botës, shihet si zëvendësues i Busquets

PUBLIKUAR

Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për Sofyan Amrabat, i cili mori vëmendjen e shumë klubeve pas paraqitjeve të tij të mira me Marokun në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Sipas “Relevo”, Barça është e interesuar për të transferuar marokenin pasi e vlerësojnë si zëvendësues të Sergio Busquetsit, transmeton Gazeta Express.

Spanjolli pritet të largohet si futbollist i lirë nga “Camp Nou” pas përfundimit të sezonit.

Në anën tjetër, Fiorentina thuhet se do të lejonte largimin e 26-vjeçarit duke kërkuar së paku 40 milionë euro për të.

Amrabat me klubin italian ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Për të besohet se interesim serioz ka shfaqur edhe Liverpooli. /Gazeta Express/

Sofyan Amrabat: Liverpool y Tottenham están detrás de él, Fiorentina resiste
Sofyan Amrabat / ACF Fiorentina

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...