Nisin bisedimet, Barcelona e synon transferimin e sulmuesit të Real Madridit

PUBLIKUAR

Një lëvizje e bujshme mund të ndodhë në afatin kalimtar të verës së këtij viti.

Barcelona raportohet se ka rritur interesimin për anëtarin e rivalëve, Marco Asension, transmeton Gazeta Express.

Sipas “SPORT”, agjenti i futbollistit, Jorge Mendes, ka nisur tashmë bisedimet me katalanasit rreth një lëvizjeje të mundshme.

Reprezentuesi spanjoll mund të kalojë si futbollist i lirë në “Camp Nou” në afatin e verës, pasi kontrata aktuale e tij me Real Madridin skadon më 30 qershor.

Barcelona ka qenë edhe më herët e lidhur me 27-vjeçarin, të cilin synon t’ia rrëmbej Realit me parametra zero.

Raportime ka pasur edhe rreth mundësisë që anësori të rinovojë kontratën me “Los Blancos”, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Ndryshe, Marco Asensio është pjesë e Real Madridit që nga viti 2015. Ai deri më tani ka regjistruar në total 257 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 52 gola dhe shtuar 29 asistime. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...