Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik

PUBLIKUAR

Me datën 18.01.2023 rreth orës 07:50 policia e stacionit në Kaçanik kishte pranuar një informacion se në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik ishin kryer dy vjedhje në dy kafiteritë e qytetit, ku nga persona të panjohur ishin vjedhur një shumë e parave dhe disa pije(shishe) të alkoolit.

Në lidhje me këtë policët hetues të stacionit në Kaçanik nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.

Reklama

Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë identifikuar dhe sot, datë 23.01.2023 rreth orës 11:00 kanë arrestuar të dyshuarin I.R (M/K) i moshës 17 vjeçar.

I dyshuari është shoqëruar në satacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare ka pranur se i vetëm i ka kryer këto vjedhje.

Me vendim të prokurorit të rastit është derguar në mbajtje  për 24 orë, për procedura të mëtjeme hetimore.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...