Sulmohet Policia e Kosovës në Leposaviq

PUBLIKUAR

Sot rreth orës 11:00  në pikën e kontrollit të Policisë së Kosovës në Leposaviq ka pasur një sulm, ku një veturë me targa të Serbisë, ka goditur një makinë  të Policisë.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe zyra për marrëdhënie me publikun e Policisë së Kosovës ku kanë njoftuar se në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës.

“Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri:Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme.

Sipas burimeve të Indeksonline, bëhet fjalë për një veturë të tipit Audi Q 5 me tabela të Çaçakut të Serbisë. Vetura nuk iu është ndal policisë së Kosovës dhe ka vazhduar në drejtim të Serbisë./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...