Haradinaj: Rezistenca e familjes Jashari frymëzoi shqiptarët për çlirim

PUBLIKUAR

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar për përvjetorin e 25’të ku Serbia e kishte sulmuar për herë të dytë familjen Jashari.

Haradinaj ka thënë se kjo familje ishte frymëzim për shqiptarët që të çlirohen.

“22 janari 1998, për familjen Jashari të Prekazit nuk ishte ditë e zakonshme. Atë ditë, baci Shaban me tërë familjen i rezistuan sulmeve të armikut, në sulmin e dytë që iu bë kësaj familjeje emblematike të kombit tonë”, ka thënë kreu i AAK-së.

“Rezistenca dhe trimëria e tyre, frymëzoi edhe më shumë shqiptarët për luftë deri në çlirim”.

“Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri. Kjo familje gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye me turp nga Prekazi”, ka thënë Haradinaj. /Express

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...