Nicolo Zaniolo drejt transferimit në Premierligë?

PUBLIKUAR

Nicolo Zaniolo pritet që të largohet nga Roma në këtë afat kalimtar dimëror.

Destinacioni i radhës i italianit raportohet se do të të jetë Premierliga, me Tottenham Hotspur që ka shprehur interesim serioz për të, transmeton Gazeta Express.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se klubi nga Londra aktualisht ka ofruar vetëm mundësinë e huazimit të Zaniolos për pjesën e mbetur të sezonit, por që në marrëveshje të përfshihet edhe opsioni i blerjes.

Roma thuhet se po kërkon rreth 35/40 milionë euro për shitjen e 23-vjeçarit, teksa ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.

Ish-futbollisti i Interit thuhet se është i etur për t’i bashkuar Spursave, teksa për të interesim ka shprehur edhe Milani.

Nicolo Zaniolo me Romën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...