Arsenali dhe Man Utd përballen sot

PUBLIKUAR

Arsenali dhe Manchester United do të ndeshen sot në kuadër të javës së 21-të në Premierligë.

Të dyja ekipet e mëdha angleze janë në garë për titull, gjë që ka ndodhur rrallë viteve të fundit, shkruan Gazeta Express.

Arsenali aktualisht është lider në Premierligë me 47 pikë, pesë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Man Utd gjendet i katërti me 39 pikë, tetë më pak se “Topçinjtë”.

Me fitore eventuale, Arsenali do të shkonte në +8 pikë në krye të tabelës, duke e betonuar vendin e parë.

Në të kundërt, fitorja eventuale e “Djajve të Kuq” nesër, do ta rihapte dhe do ta ndizte garën për titull kampioni.

Ky takim zhvillohet në stadiumin “Emirates” dhe nis nga ora 17:30. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...