Vetaksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, Policia jep detaje

PUBLIKUAR

Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në autostradën Ibrahim Rugova.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai njoftoi se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 16:30, në autostradë, drejtimi Prishtinë-Prizren, km i 58-të, ka ndodhur një aksident trafiku (vet-aksident). Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale”, tha Krasniqi.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...