Begaj dhe Rama përkujtojnë Rugovën: Simboli i politikanit paqësor

PUBLIKUAR

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama, kanë përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 17-vjetorin e vdekjes së tij.

Në një postim në Facebook, Begaj e ka quajtur Rugovën simbol të politikanit paqësor.

“Nderim përjetë Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, simboli i politikanit paqësor që shtroi udhën e Pavarësisë së saj! Mirënjohje!”, ka shkruar presidenti shqiptar.

Ndërsa, kryeministri Rama ka thënë se kujtimi për Rugovën është i përjetshëm.

Ish-presidenti Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore e ushtarake./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...