Erdhi një dronë nga Kosova për të dhe Kiarën, Luizi: Dasmën do ta bëjmë në Prishtinë

PUBLIKUAR

Artisti i njohur, Luiz Ejlli që është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania ka arritur që të kthehet ndër personazhet më të komentuar.

Ai ka krijuar një numër të madh të fansave edhe në Kosovë e kjo u dëshmua edhe gjatë ditës së sotme kur për të erdhi një dronë.

Droni nga Kosova ishte për të treguar përkrahje për Luizin dhe Kiarën, të cilët shihen si një çift që po krijohet brenda shtëpisë së famshme.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Kjo befasi e fansave e ka lumturuar pa masë Luizin, i cili u shpreh se dasmën do ta bëjë në Prishtinë.

“Nga Kosova erdhi, na duan nga Kosova, duan me na pa bashkë, do ta bëjmë dasmën në Prishtinë”, i tha Luizi-Kiarës.

@latestt2 #viralvideo #bigbrothervipalbania #luizejlli #kiaratito #luizejllibbv2 ♬ original sound – Viral😝

 

Ndërkohë, theksojmë që dyshja tashmë i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre dhe çdo herë e më shumë po shihen të afërt me njëri-tjetrin.

Të martën (17 janar) gjatë natës së ‘Prime’ Luizin i bëri befasi Kiarës për ditëlindje duke kënduar për të. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...