Policia arreston një 34-vjeçar në Bërnjak, ishte në kërkim

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Bërnjak ka arrestuar një 34-vjeçar me inicialet L.GJ, i cili ishte në kërkim, raporton Express.

Sipas njoftimit të Policisë, ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë-Dega Podujevë.

“Më datë 20.01.2023 rreth orës 00:30, në Pikë Kalimin Kufitar-Bërnjak është ndaluar personi L. GJ., mashkull/kosovar shqiptar, i lindur në vitin 1989 në Pejë. I njëjti është ndaluar me që kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega Podujevë.  Lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...