Vranët dhe me shi, në zona të caktuara edhe borë

PUBLIKUAR

Për të premten parashikohet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të cilat në orët e mëngjesit pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës në zona të caktuara.

Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale kthjellimesh, përderisa reshjet lokale do të mbesin të pranishme në shkallë vendi, raporton MeteoKosova.

Reklama

Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 9°C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 21-47 km/h.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...